Aktualitet

Pasi u pensionua në Kuvend, Ismet Krasniqi emërohet këshilltar i Vjosa Osmanit

Ismet Krasniqi, ish-sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës për afro 17 vite, është emëruar këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani.

Përgjatë angazhimit të tij, Krasniqi është shquar për përkushtim e profesionalizëm.

Këshilltari Krasniqi ka qenë mbështetës profesional i të gjitha proceseve me rëndësi të veçantë për vendin tonë, duke filluar nga Pakoja e ish- Presidentit Ahtisari, përgatitja profesionale e teknike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë, angazhimi teknik në përcjelljen dhe kompletimin e dokumentacionit për nevojat e delegacionit tonë në GJND, si dhe përgatitjet për amendamentet kushtetuese.

Një kontribut të veçantë Krasniqi e ka dhënë edhe në sigurimin e prezencës së komunitetit të donatorëve në Kuvend dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në punën e Kuvendit.

Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje z Krasniqit dhe ka theksuar se angazhimi i tij është vlerë e shtuar për Kabinetin, ngase ai bart pas vetes një përvojë të gjatë institucionale e profesionale.



#Pasi #pensionua #në #Kuvend #Ismet #Krasniqi #emërohet #këshilltar #Vjosa #Osmanit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button