Zjarr gjatë natës në katin e 9-të të pallatit të Fier, fqinjët shpëtojnë të moshuarin

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.
Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.
Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi. Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor. Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.
/a.r
#Zjarr #gjatë #natës #në #katin #9të #të #pallatit #të #Fier #fqinjët #shpëtojnë #të #moshuarin
Java News