Aktualitet

Aksidentohet një autobus në magjistralen Gjakovë – Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të së hënës në magjistralen Gjakovë – Prizren, ku një autobus është vetkasidentuar.

Një autobus duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, është vetë aksidentuar duke u përplasur në veturat e një autosalloni.

Sipas pronarit të autosallonit, aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por nuk ka pasur të lënduar.

“Faleminderit Zotit, që ky aksident nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por si pasoj e ngasjes së pa kontrolluar ky është aksidenti i 5-të që shkakton dëme në biznesin tonë, edhe pse nga ne janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për të parandaluar situata të tilla”, ka shkruar Shkelzen Bushati në Facebook.

Sipas tij nga ky aksident vetëm në anën e tyre janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese.



#Aksidentohet #një #autobus #në #magjistralen #Gjakovë #Prizren
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button