AktualitetDurresi Sot
Vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri/ Si u kthyer Dritan Rexhepi në “kryefjalën” e mediave të huaja me krimet e shumta

Dritan Rexhepi është një nga emrat më të njohur në botën e krimit në vend.
Rexhepoi sot është 43 vjeç dhe ndodhet në Ekuador, ndërsa eri në vitin 2014 kur u arrestua atje për trafik kokaine, Dritani ishte në top listën e 10 më të kërkuarve nga Interpol Tirana.
Ai është një personazh i njohur jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga ajo italiane, belge, holandeze e spanjolle, ku Dritan Rexhepi ka shënuar disa rekorde sa i përket ngjarjeve kriminale.Në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Në këtë kohë ai u konsiderua nga Policia shqiptare si vrasësi i parë me pagesë, raporton abc.news.