Tërmeti i djeshëm shkundi fort Shqipërinë. Luljeta Bozo tregon gabimet që ju vënë jetën në rrezik
Diten e djeshme vendi yne u lekund nga nje termet me magnitud 4.6 balle dhe zgjati per 4-5 sekonda. Lekundja ishte e forte sa ne qytetin e Lushnjes njerezit kane dalur ne rruge dhe si pasoje e termetit ka humbur jeten dhe nje 18 vjecar pasi eshte zgjuar nga gjumi dhe eshte rrezuar dhe ka pesuar atak kardiak.
Inxhinierja Luljeta Bozo eshte shprehur se:”Duhet të edukohet njeriu dhe jo të ngrihen të gjithë si të çmendur edhe pse nuk kanë faj, sepse të kap tmerri. Në momentin që bie tërmeti, mos lëviz nga vendi fare. Ke një tavolinë të fortë, futu poshtë tavolinës, ose nëse je i sigurt që dera sipër ka një tra futu aty. Më pas hidhi një sy shtëpisë, çfarë ka ndodhur. Ka plasur ndonjë gjë, është çarë ndonjë mur? Nëse shikon që kolona është shkëputur nga trau, ik përjashta. Po s’i pe fli gjumë. S’ke çfarë bën, ajo është një gjë që s’e komandon ti, nuk pyet kur vjen. Deri tani thonë që do ta parashikojnë 3-4 orë përpara, uroj që ta parashikojnë, po deri tani nuk ka dalë njeri të thotë do të bjerë tërmeti pas kaq orësh.”,.
#Tërmeti #djeshëm #shkundi #fort #Shqipërinë #Luljeta #Bozo #tregon #gabimet #që #vënë #jetën #në #rrezik
lajmetverteta