Aktualitet

Nacho: Ndikimi i Ronaldos mund ta kthejë ligën e Arabisë Saudite një nga më të mirat në botë

Kapiteni i Real Madridit, Nacho është i bindur se ndikimi i ish-shokut të skuadrës, Cristiano Ronaldo në futbollin në Arabinë Saudite, do të ndihmojë në transformimin e Ligës Pro Saudite në një nga ligat më të mira në botë.

Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj dhe më të famshëm në histori, hapi rrugën në Ligën Pro Saudite (SPL) janarin e kaluar kur nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë me gjigantët e Riadit, Al Nassr.

Që kur superylli 38-vjeçar portugez mbërriti në Arabi 12 muaj më parë, liga ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm dhe ambicioz; mbështetur nga Fondi i Investimeve Publike Saudite, i cili mori kontrollin e shumicës së katër klubeve më të mëdha të ligës, shumë lojtarë të profilit të lartë kanë bërë rrugën për në Saudi.

Prania e Ronaldos, si lojtar dhe si ambasador për ligën, ka qenë jetike për rritjen e profilit të SPL dhe Nacho beson se ndikimi i golashënuesit rekord të Real Madridit ka qenë shumë i qartë.

“Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori”, tha Nacho përpara finales së Superkupës së Spanjës të Real Madrid kundër rivalëve të Barcelonës në Riad.

“Ai ishte shoku im i skuadrës në Real Madrid dhe ndikimi i tij është i madh kudo që luan. Ndikimi i tij në Ligën Saudite ishte shumë i qartë pasi erdhi, dhe shumë nga lojtarët më të mirë të botës e ndoqën. Liga Saudite në vitet e ardhshme do të jetë një nga ligat më të mira”, përfuindoi ai.

/ Sport.



#Nacho #Ndikimi #Ronaldos #mund #kthejë #ligën #Arabisë #Saudite #një #nga #më #të #mirat #në #botë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button