Për pak minuta nis Big Brother VIP Albania 3, këtu mund ta shikoni LIVE

Show gjigant dhe më i shumëprituri nga të gjithë, Big Brother Vip Albania 3 është gati në çdo detaj.
Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në fillimin e spektaklit. Prime-in e parë Top Channel do ta transmetojë edhe në platformën YouTube.
https://www.youtube.com/watch?v=l3B3c6_7tos
Publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100.
Të gjitha këto detaje do t’i japin publikut mundësinë e një vëzhgimi të kujdesshëm të asaj që do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme e cila do të ndezë dritat sonte.
Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht dy konkurrentë, Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj.
#Për #pak #minuta #nis #Big #Brother #VIP #Albania #këtu #mund #shikoni #LIVE
gazetablic.com