Shëndeti

Ministrja Koçiu: Vaksina falas antigrip në qendrat shëndetësore për të gjitha grupet e riskuara

Vaksinat falas antigrip janë shpërndarë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, si personel mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shkruan se vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit.

Ministrja Koçiu i bën apel të gjithëve që të vaksinohen teksa shton se në këtë mënyrë mbrohen dhe të tjerët.

“Vaksinat falas antigrip janë të shpërndara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Vaksinohu, mbro veten dhe të tjerët”, shkruan ministrja Koçiu./m.j

 

 

 

#Ministrja #Koçiu #Vaksina #falas #antigrip #në #qendrat #shëndetësore #për #të #gjitha #grupet #riskuara
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button