ShBA-ja dhe Britania bombardojnë disa objektiva të grupit rebel Houthi në Jemen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë bombarduar disa objektiva të grupit të rebelëve Houthi në Jemen.
Këto bombardime vijnë si kundërpërgjigje ndaj Houthit të cilët kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq që nga nëntori.
Zyrtarët e grupit Houthi kanë paralajmëruar se ShBA-ja dhe Britania e Madhe do të “paguajnë një çmim të rëndë” për këtë “agresion flagrant”, shkruan BBC.
Ndërsa, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka paralajmëruar masa të mëtejshme të mundshme për të mbrojtur popullin dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare.
Kurse, kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se sulmet ishin “të nevojshme dhe proporcionale”.
Në sulmet ajrore të ShBA-së dhe Britanisë ishin pjesë edhe Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahreini, ndërsa Arabia Saudite tha se po e monitoron situatën me shqetësim të madh.
#ShBAja #dhe #Britania #bombardojnë #disa #objektiva #të #grupit #rebel #Houthi #në #Jemen
gazetablic.com