Meçaj ironizon militantët poshtë ballkonit të Berishës: E kanë lënë të flasë me vete, ja pse të gjithë e mbajnë kokën ulur

Ish-deputeti Arben Meçaj ironizoi Sali Berishën dhe militantët që mblidhen poshtë ballkonit të banesës së tij nga ku ai mban fjalim edhe pse në arrest shtëpie.
Meçaj i ftuar në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv tha se ndryshe nga ditët e para, militantët e Berishës nuk e ngrenë më kokën për ta parë atë teksa flet pasi frikësohen se mos kontakti me sy shkel masën e GJKKO për mos-lejimin e komunikimit me persona jofamiljarë.
“Sipas kodit penal është gjykata që ka tagër për të përcaktuar modalitetet e masës së arrestit. Më bëri përshtypje deri para 4 ditësh, komunikimi ishte gjithë kokën sipër dhe shihnin Berishën a thua se është Mesia. Në gjithë besimet fetare gjithë ikonat i kanë sytë drejt zotit, sot i kanë të gjithë kokën poshtë. Ata që janë poshtë nuk sheh asnjë lart. Sepse sot filloi debati i madh. Kur ky flet me ata, i bie që komunikon me ta apo ky flet me vete. Këta njerëz e ndërprenë këtë pjesën e komunikimit? Ky mekanizëm fizik i kontaktit sy më sy interpretohet si komunikim në jurisprudencë. Nga sot nuk do kemi më kontakt sy më sy”- tha Meçaj.
/a.d
#Meçaj #ironizon #militantët #poshtë #ballkonit #të #Berishës #kanë #lënë #të #flasë #vete #pse #të #gjithë #mbajnë #kokën #ulur
Java News