Aktualitet

“Do ta zgjidh unë”/ I rrëfeu tmerrin e përjetuar prej 9 vitesh, çfarë i tha 50-vjeçari vajzës së tij përpara se të vr*ste kunatin! Përdh**im e shantazhe, kalvari i vuajtjeve të 18-vjeçares

“Do ta zgjidh unë”, kështu iu është drejtuar Fatmir Tarellari vajzës së tij 18-vjeçares pasi kjo e fundit i ka treguar tmerrin e përjetuar nga vëllai i njerkës, Erjon Pelivani

Ai i dha fund makthit të përjetuar prej 9 vitesh nga e bija duke qëlluar për vdekje me pushkë kunatin në rrugën pas fabrikës AGET në drejtim të Volosit.

50-vjeçari, pasi ka marrë armën në banesë, i ka kërkuar Erjon Pelivanit të takoheshin me preteksin se iu ishte prishur makina duke i ngritur kurth për ta vrarë. Më momentin që janë takuar fillimisht Fatmir Tarellari e ka goditur me tytën e armës në kokë dhe kur i riu ka tentuar t’i marrë pushkën e ka qëlluar për vdekje.

Mësohet 33-vjeçari e ka përdhunuar vajzën që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u mbushi 12-vjeç filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete materialet filmike, më pas ka shantazhuar 18-vjeçaren.

Kur vajza ka filluar punë, ai dyshohet se e merrte në telefon dhe i kërkonte që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte pamjet filmike që posedonte.

Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e parë e Fatmir Tarellarit ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe njëkohësisht motrën e viktimës ka një fëmijë.

#zgjidh #unë #rrëfeu #tmerrin #përjetuar #prej #vitesh #çfarë #tha #50vjeçari #vajzës #së #tij #përpara #të #vrste #kunatin #Përdhim #shantazhe #kalvari #vuajtjeve #të #18vjeçares
lajmetverteta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button