Aktualitet

Dëshmia tronditëse: Epstein më pagoi 15,000 dollarë për të bërë seks me Princin Andrew

Në dritën e dëshmisë së agjentit pedofil të bursës, në të cilën ai thirri Amendamentin e 5-të të Kushtetutës së SHBA më shumë se 500 herë, duke refuzuar t’u përgjigjet edhe pyetjeve të thjeshta.

Virginia Giuffre, një nga viktimat më të famshme të Jeffrey Epstein, ka dëshmuar në gjyq se regjisori i njohur e ka paguar atë 15,000 dollarë për të bërë seks me Princin Andrew kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.

Deponimi i gruas amerikane në vitin 2015 është ndër “grimcat” e fundit të dokumenteve gjyqësore të publikuara në lidhje me padinë për shpifje që ajo ngriti kundër ish të dashurës dhe bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell.

Në të, Giuffre u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pretendimet e saj se ajo kaloi kohë me Dukën e Jorkut në vitin 2001.

Ju jeni paguar 10 deri në 15,000 dollarë nga Jeffrey Epstein apo nga një person tjetër në emër të Jeffrey Epstein për të bërë seks me Princin Andrew?”, ishte pyetja e avokatëve për Giuffre, e cila u përgjigj: “Po, kam marrë 15,000 dollarë. E kam marrë shumën në dollarë amerikanë”.

Në krahun tjetër, Princi Andrew ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo ngjarje dhe pretendon se nuk e ka takuar kurrë Giuffre, e cila u trafikua nga Epstein.

Duka i Jorkut pagoi miliona paund në një marrëveshje jashtëgjyqësore  për të zgjidhur një padi të veçantë të ngritur kundër tij nga Giuffre, e cila pretendonte se ai e kishte sulmuar seksualisht në tre raste, njëherë në Londër, njëherë tjetër në Nju Jork dhe të tretën në shtëpinë private të Epstein në Karaibe.

/a.r

#Dëshmia #tronditëse #Epstein #më #pagoi #dollarë #për #të #bërë #seks #Princin #Andrew
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button