Aktualitet
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother Vip Kosova

Banorët kanë bërë më shumë se gjysmën e rrugëtimit në shtëpinë më të famshme, duke shkaktuar debate dhe emocione të shumta.
Duke thyer një tjetër rekord shikueshmërie, edicioni i dytë i BBVKS do të mbahet mend për shumë gjatë.
Por, çdo gjë e nisur edhe përfundon.
Opinionisti Bledi Mane ka bërë të ditur datën e finales së madhe të Big-ut.
I pyetur nga ndjekësit se a do të shtyhet BBVKS edhe për një muaj, Bledi ka dhënë përgjigje të prerë.
“Në datën 2 shkurt finalja e madhe”, ka shkruar ai.
#Zbulohet #data #finales #së #madhe #të #Big #Brother #Vip #Kosova
gazetablic.com