Shpërthimi gazit shemb katin e parë të hotelit, të paktën 21 të plagosur

Të paktën 21 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi për shkak të një rrjedhje gazi në një hotel në vendosur në rrugën Fort Worth në Teksas.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka humbje jete, teksa 4 nga të plagosurit kanë marrë plagë më të rënda.
Dëmet raportohen tepër të mëdha, teksa shpërthimi theu xhamat edhe në ndërtesat e tjera që ndodheshin pranë hotelit.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikësish rrethuan zonën teksa, janë ende të paqarta shkaqet e rrjedhjes së gazit.
Në momentin e shpërthimit, hoteli i kishte të gjitha dhomat e zëna, teksa në pjesën e jashtme të tij po bëhej një restaurim, por nuk mendohet që të ketë luajtur rol në këtë incident.
/a.r
#Shpërthimi #gazit #shemb #katin #parë #të #hotelit #të #paktën #të #plagosur
Java News