E frikshme! Po bisedonin në rrugë, por i moshuari doli në ballkon e katit të 5-të dhe i qëlloi me a*më, shpëtojnë mrekullisht 3 të rinjtë! Ç’ndodhi mesnatë në vend?

Tre të rinj kanë shpëtuar mrekullisht pak pas mesnatës në lagjen “Rus” në Shkodër.
Teksa ndodheshin në rrugë duke biseduar, i moshuari, shtetasi Fasli Hyka ka dalë i armatosur në nga balkonin e katit të pestë të banesës së tij në orën 00:30 dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Plumbat fatmirësisht nuk plagosën asnjërin prej tre të rinjve ndërsa u dëmtua një automjet i parkuar.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën nga balkoni i shtëpisë së 83 vjeçarit pasi më parë i hodhën një zhurmuese dhe më pas edhe nga dera e shtëpisë duke arritur që ta neutralizojnë dhe arrestojnë.
I moshuari para se të qëllonte mësohet se ka telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë pasi sipas tij jashtë kishte zhurma që po e shqetësonin. Pas pak minutash mori çiften dhe qëlloi në drejtim të të rinjve, kalimtarë të rastit që arritën të shpëtojnë.
#frikshme #bisedonin #në #rrugë #por #moshuari #doli #në #ballkon #katit #të #5të #dhe #qëlloi #amë #shpëtojnë #mrekullisht #të #rinjtë #Çndodhi #mesnatë #në #vend
lajmetverteta