Shiu nuk i ndal “Rrogeçërit e Pojanit”, ia marrin valles në mes të fshatit

Banorët e fshatit Pojan në bashkinë Maliq edhe këtë vit në një ditë të ftohtë dimri organizuan “Rrogeçërit”, një festë kjo tradicionale e këtij fshati.
Ashtu siç është e tillë edhe në fshatra të tjerë përreth Pojanjt. Për Klajdi Lulollarin festa është rikthyer pas vitit 1990 ndërkohë që këtë vit kanë qenë të ftuar edhe nga Malësia e Sharrit pasi “rrogeçërit” për nga mënyra e organizimit ngjajnë me njëri tjetrin.
Neshat Mehmeti vjen nga Malësia e Sharrit në këtë karnaval të fshatit Pojan, sipas tij banorët e Malësisë së Sharrit i ruajnë karnavalet dhe rrogeçërit edhe për të treguar se banorët e kësaj krahine janë autoktonë në trojet e tyre.
Qëllimi i karnavaleve të Pojanit ka për qëllim ruajtjen e traditës dhe tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj si dhe rritjen e përmasave të organizimit në të ardhmen.
Krahas Pojanit karnavalet organizohen edhe në Progër e Polenë të Korçës.
/a.r
#Shiu #nuk #ndal #Rrogeçërit #Pojanit #marrin #valles #në #mes #të #fshatit
Java News