Aktualitet

Vranësira dhe reshje të pakta, borë në zonat malore

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme  për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e hënë moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare.

Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi  10-15m/sek. Valëzimi në dete 1-3 ballë.

/a.r

#Vranësira #dhe #reshje #të #pakta #borë #në #zonat #malore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button