Tragjedi në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Eduart Hoxhën, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë pasi makina e tij Fiat Punto u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.
Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik.
Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta.
Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë, që i mori jetën të riut shqiptar.
#Tragjedi #në #Itali #humb #jetën #32vjeçari #shqiptar #baba #fëmijëve
lajmetverteta