Aktualitet

Futbolli në zi/ Ndërron jetë legjenda e parë që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare Mario Zagallo, legjenda e futbollit brazilian dhe botëror .

Zagalo, i cili u bë i pari që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, në karrierën e tij si futbollist luajti si anësor i majtë për Seleção ndërsa fitoi gjithsej 4 Kupa Bote (2 si lojtar, 1 si trajner dhe 1 si ndihmës trajner) nga 5 që ka Brazili.

Ai ishte pjesë e ekipit të Brazilit që fitoi Kupën e parë të Botës në 1958 dhe ekipit të 1962 që mbrojti titullin.

Si trajner i ekipit më të njohur që përfshinte Pele, Tostao, Rivellino, Carlos Alberto dhe Zairzinho, ai fitoi Kupën e tretë të Brazilit në Meksikë në vitin 1970, ndërsa ishte ndihmës trajner në triumfin e katërt të Seleção në 1994 në SHBA.

Dy vite më parë FIFA prezantoi një dokumentar për Mario Zagallon në tre episode.

#Futbolli #në #Ndërron #jetë #legjenda #parë #që #fitoi #Kupën #Botës #lojtar #dhe #trajner
lajmetverteta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button