Aktualitet

Santiana: E kam të folurën shumë të pastër, në Shqipëri më kuptojnë të gjithë

Modelja nga Gjakova, Santiana Maloku, është një prej emrave më të zëshëm të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Përveç karakterit të fortë dhe debateve brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Santiana ka rënë në syrin e shikuesve edhe për të folurën e saj gjakovare me theks.

E teksa kjo e bën më të veçantë dhe të dallohet në dëgjim të parë për vendin prej nga vjen, Santiana në një bisedë me vajzat e shtëpisë tha se e ka të folurën shumë të pastër.

Derisa ishte duke folur me këngëtaren Iliarana Sadriu, Santiana tha se mënyra se si flet është shumë e kuptueshme dhe se si shumë persona në Shqipëri kanë menduar se është nga Shkodra, me të dëgjuar atë teksa fliste.

Santiana përndryshe është një prej pesë banorëve të nominuar këtë javë, ku njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

Linda Halimi, Blerando, Alba Vukaj dhe Alby janë katër banorët e tjerë të nominuar, ku më pak i votuari nga publiku do të përshëndetet me garën e madhe të premten.



#Santiana #kam #të #folurën #shumë #të #pastër #në #Shqipëri #më #kuptojnë #të #gjithë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button