Vodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim

Vijon operacioni ”Sundimi i ligjit” në Elbasan.
Në pranga u vu një 38 vjeçar që ishte shpallur në kërkim pasi vodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij.
U arrestua shtetasi Elton Muça, pasi vodhi 17 000 euro në banesën e vëllait të tij, në muajin prill të vitit 2023.
Njoftimi i policisë Elbasan:
Elbasan/Vijon operacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.
Zbardhet vjedhja e një shume parash në një banesë, si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, i zhvilluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Bathës”.
Vodhi 17 000 euro në banesën e vëllait të tij, në muajin prill të vitit 2023, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.
Procedohet penalisht bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë vjedhje.
Sekuestrohet 1 automjet që dyshohet se është blerë me shumën e parave të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësise ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”.
Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#Vodhi #mijë #euro #në #banesën #vëllait #të #tij #arrestohet #38vjeçari #shpallur #në #kërkim
gazetablic.com