Aktualitet

Java e ardhshme me borë e acar, këto do të jenë temperaturat

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror bën të ditur se java e ardhshme do të jetë me mot dimëror.

AShNA njofton se temperaturat minimale pritet të zbresin deri në minus 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në -1, ndërkaq, erërat e furishme veri–verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar.

Lexoni të plotë njoftimin:

Java e ardhshme me mot dimëror

Moti i butë pothuajse pranveror që po mbretëron javëve të fundit me temperatura maksimale madje deri në 16°C, ishte paralajmëruar në parashikimet afatgjata nga ana jonë qysh në fund të gushtit të vitit të kaluar.

Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellë edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C.

Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve. Për të shikuar në detaje motin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Ballkan dhe botë – kliko këtu.



#Java #ardhshme #borë #acar #këto #të #jenë #temperaturat
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button