Aktualitet

“Fjalë ka, luftë nuk e besoj”- Avokati kosovar hedh poshtë mundësinë s’e mund të ketë sërish sulme nga Serbia!

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se vendi është në rrezik për sulme të reja nga Serbia.

Ky paralajmërim i Maqedoncit vjen pasi atyre të dhëna nga kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Në lidhje me këto paralajmërime ka folur për “Gazeta Blic” avokati kosovar, Ardian Bajraktari.

Bajraktari tha se situata në Veri mbetet e brishtë por sipas tij nuk ka rrezik për sulme pasi në Kosovë është KFOR-i.

“Situata në veri vazhdon të mbetet e brishtë dhe me potencial për sulme të ngjashme me atë të Banjskës të 24 shtatorit, por kushdo që merret me artin e luftës dhe gjendjen në terren, në veçanti Serbia e di se këtu është KFOR-i, prandaj për luftë nuk e besoj se i shkon mendja dikujt që merr vesh në këto situata.Organet ligj-zbatuese duhet, dhe besoj që janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të tyre brenda frymës dhe gjendjes në terren” dekaroi ai.

Ai tutje u shpreh se Kosova duhet të ketë veprime të koordinuara me EULEX dhe KFOR.

Sa i përket mundësisë për luftë, Bajraktari, u shpreh se “Fjalë ka, luftë nuk e besoj”

“Natyrisht se për shkak të specifikave, Kosova duhet të ketë veprime të koordinuara me partnerët tanë të cilët kanë rol në fushën e sigurisë, siç është EULEX-i dhe KFOR-i”

“Situata dhe veprimet në terren po shkojnë gradualisht në drejtim të përmbushjes së zotimeve që kanë marrë të dy palët në proces të dialogut. Tashmë kemi diskutime dhe thuajse pajtim në parim të draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kemi pranimin e targave të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, sikundër që kemi edhe hapa konkret në drejtim të organizimit të procesit të largimit të kryetarëve nga pozitat e tyre përmes peticionit. Po ashtu besoj se së shpejti do të pranohen edhe targat e Serbisë nga institucionet tona. Fjalë ka, luftë nuk e besoj” deklaroi avokati kosovar për “Gazeta Blic”.

Ardian Bajraktari, Avokat!

Ministri Maqedonci tha se Serbia ka dislokuar në jug të territorit të saj tri nga katër brigadat e saj ushtarake me qëllim që t’a mban nën presion Kosovën

“Serbia ka dislokuar në jug të territorit të saj tri nga katër brigada e saj ushtarake me qëllim që të mbaj në presion Republikën e Kosovës, duke i shtuar kësaj edhe 48 baza të përparme operacionale që janë vendosur në kufi me Kosovën. E gjithë kjo gjendja na lë të dimë që ka rrezik dhe gjithmonë vendi ynë është nën kërcënim” u shpreh Maqedonci raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Paralajmërimet për sulme të reja, Islami – Institucionet e sigurisë të jenë të përgatitura, mos të ‘zihen në befasi’

Maqedonci: Serbia ka dislokuar në jug të saj tri nga katër brigadat e tyre ushtarake



#Fjalë #luftë #nuk #besoj #Avokati #kosovar #hedh #poshtë #mundësinë #mund #të #ketë #sërish #sulme #nga #Serbia
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button