Vjen lajmi i keq për ata që jetojnë me qira në Tiranë

Të gjesh një shtëpi me qira në kryeqytet nuk është aspak e lehtë. Tirana, si qendër ekonomike e vendit, tërheq çdo vit jo vetem shqiptare por edhe qindra të huaj, të cilët vijnë kryesisht për punë. Të huajt në Tiranë janë ndër target-grupet e rëndësishme për tregun e pasurive të paluajtshme në vend, veçanërisht për tregun e qirave.
Çmimi i referencës tashmë i rritur për taksën e pronës, kërkesa e lartë për apartamente me qira, rritja e popullsisë së huaj që banon në Tiranë, por edhe rënia e euros në raport me lekun kanë rritur me 20% qiratë gjatë vitit 2023.
Në zonën e Brrylit një apartament 1+1 kushton 300-350 mijë lekë të vjetra, një çmim ky i pranueshëm për ato studentë të cilët strehohen bashkë me studentë të tjerë, por sa i përballueshëm bëhet ky çmim për ata të cilët jetojnë vetëm apo me një partner?
“Le ta themi që përqindja më e madhe arrijnë të mbijetojnë. Të duhet të paktën të bësh dy punë që të rrisësh pak standardin e jetesës, të dalësh, ndonjëherë disi dhe të kursesh…” thone qytetaret
Nëse do zgjidhni të jetoni në zemër të qytetit, këtu qiraja bëhet edhe më e vështirë. Në zona si Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, apo Stadiumi Dinamo, çmimi më i ulët nis me 450 Euro.
Por përpos çmimeve shumë të kripura të qirave, kushtet e agjencive imobiliare i detyrojnë qiramarrësit të nxjerrin nga xhepi njëherësh një shumë prej 1000-1500 Euro, si depozitë dhe paradhënie për shtëpinë e marrë, e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për këtë kategori
“Kushtet e agjencive kryesisht në Tiranë janë që minimumi i kontratës duhet të jetë 1 vjeçare, dhe paradhënia duhet të jetë 3 muaj, nga të cilat përfshihet, muaji i parë i qirasë, muaji i fundit dhe një muaj depozitë, për garanci për amortizimin apo dëmtimin e mobiljeve”, tha agjenti imobiliar, Erion Alimema.
Pyetjes nëse do të ketë një stabilizim të çmimit të qirave në kryeqytet agjentët imobiliar i përgjigjen kështu;
“Aktualisht kërkesa vazhdon ta jetë e lartë dhe nuk mendoj që do ketë së shpejti stabilizim apo ulje të qirave, sepse të gjitha komplekset e reja që janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt do jenë të banueshme, qiratë do jenë akoma më të larta së ç’janë aktualisht”, thote ekspertja
#Vjen #lajmi #keq #për #ata #që #jetojnë #qira #në #Tiranë
lajmetverteta