Aktualitet

Moti i keq pushton Europën, temperaturat deri në -43,6 gradë celsius

Ky vit i ri e ka gjetur Europën, një pjesë të mirë të saj, nën pushtetin e të ftohtit, shirave e përmbytjeve, duke bërë që shkollat edhe atje ku duhej të kishin nisur, të qëndrojnë mbyllur.

Gati e gjithë Europa Perëndimore është përfshirë nga ky mot, jo ekstrem, por as tipik për këtë periudhë.

Në rajonin nordik, temperaturat arritën këtë të mërkurën nën -40 gradë celsius, shoqëruar me erëra të ftohta, gati arktike.

Edhe në disa qytete të Suedisë, temperaturat shënuar -43.6 gradë celsius, temperatura më e ulët rekord në Suedi për 25 vitet e fundit.

Me të njëjtin mot përballet edhe Danimarka, perëndimi i Rusisë, me Moskën që po përjeton temperature nën -30 gradë.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e Europës është e përfshirë nga shirat pa pushim.

Perëndimi i Britanisë është nën pushtetin e ujit, njëjtë edhe Irlanda dhe Holanda, ku ka ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të shtëpive e probleme të transportit publik.

E njëjtë raportohet situata edhe në Gjermani e Francë, ku shiu duket se nuk ka ndërmend të pushojë, po ashtu as temperaturat, ndjeshëm të ftohtë, madje të acarta. /A2CNN



#Moti #keq #pushton #Europën #temperaturat #deri #në #gradë #celsius
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button