Nga Aurel Plasari, tek Eva Alikaj e Muharrem Hoxha/ Kush janë 18 personalitetet qe përfitojnë pension te posaçëm

Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Në vendimin e botuar në fletoren zyrtare, i cili hyn në fuqi menjëherë, listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasari e të tjerë, të cilët përfitojnë nga ky vendim.
Lista me 15 personalitetet
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Frederik Ndoci- këngëtar
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Roland Xhoxhi- violinist
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Suzana Frashëri- soprano
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Aurel Plasari- studiues
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja
Përdhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Nazmi Hoxha- piktor
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror Pavllo Mihali- atlet
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Diana Mata- qitëse
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ardian Cerga- aktor
Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste
Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është rritur ndjeshëm duke u bërë sa dhjetëfishi i pensionit social. “Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet në vendim.
#Nga #Aurel #Plasari #tek #Eva #Alikaj #Muharrem #Hoxha #Kush #janë #personalitetet #përfitojnë #pension #posaçëm
Java News