Aktualitet
Aksident në Lezhë, makina përplaset me murin rrethues të një banesë dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Një automjet i drejtuar nga një grua u përplas me murin rrethues të një banesë e më pas u përmbys. Fatmirësisht shoferja mori lëndime të lehta, pa probleme për jetën.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për 60 minuta.
#Aksident #në #Lezhë #makina #përplaset #murin #rrethues #të #një #banesë #dhe #përmbyset
Lapsi