Aktualitet

Përdori pasaportën diplomatike, stilisti i njohur shqiptar kapet me drogë dhe arrestohet në Stamboll

Është arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Sipas burimeve të KosovaNews, arrestimi i tij ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.Mënjeherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj.Sa i përket karrierës, Sahiti njihet në trojet shqiptare pasi ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës, si Elvana Gjata, Bora Zemani, Elita Rudi dhe shumë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button