Aktualitet

Komandanti i KFOR-it: Jemi në kontakt të ngushtë me shefin e mbrojtjes së Serbisë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, ka deklaruar se nuk dëshiron të bëjë spekulime mbi skenarë të mundshëm të ardhshëm në kontekst të dyshimeve se Serbia po organizon mobilizim ushtarak.

Ulutaş ka përsëritur angazhimin e KFOR-it për komunikim transparent dhe koordinim të ngushtë.

Ai ka theksuar se KFOR-i është në kontakt të vazhdueshëm me shefin e mbrojtjes së Serbisë, institucionet në Kosovë dhe organizatat e sigurisë të Kosovës.

Siç e kam thënë më parë, nuk dua të spekuloj për një skenar të ardhshëm. KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare dhe vendore dhe unë e kam bërë prioritet timin të nxis komunikimin dhe koordinimin e bazuar në besim”. – ka thënë ai.

“Jemi në kontakt të ngushtë me shefin e mbrojtjes së Serbisë, si dhe me institucionet në Kosovë dhe me organizatat e sigurisë të Kosovës. Kjo është e rëndësishme për të shmangur keqkuptimet, veçanërisht në kohë krize dhe kur tensionet janë të larta”. – ka thënë komandanti i KFOR-it.

Në kontekstin e tensioneve të rritura në muajt e fundit, komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se situata në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është e qetë, por shton se mbetet e brishtë. /Klankosova/



#Komandanti #KFORit #Jemi #në #kontakt #të #ngushtë #shefin #mbrojtjes #së #Serbisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button