Apeli i administratës Tatimore: Përditësoni saktë kodin ekonomik të aktivitetit tuaj
Administrata Tatimore u ka bërë thirrje sot tatimpaguesve që të përditësojnë saktë kodin ekonomik të aktivitetit të tyre.
Duke iu referuar ligjit të ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, Adminsitratat tatimore iu është drejtuar me anë të një njoftimi të gjithë tatimpaguesit që kanë qarkullimin deri në 14 milionë lekë.
‘Nga 1 janari i vitit 2024 në zbatim të ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përcaktimeve të VKM do të takohen me 15%”, thuhet në njoftim.
“Këshillojmë tatimpaguesit të kontrollojnë listën (bashkëlidhur) për të kuptuar nëse janë të përfshirë ose jo në listë në mënyrë që të bëjnë ndryshimin/përditësimin e kodit ekonomik në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë”, bën të ditur Administrata Tatimore.
“Nëse aktiviteti juaj ekonomik është i përfshirë në listë, ju njoftojmë se duke nisur nga 1 janari ju do të tatoheni me 15%”, theksohet në njoftim.
Administrata Tatimore i fton tatimpaguesit të përditësojnë dhe të saktësojnë kodin e tyre ekonomik, përndryshe do të jenë objekt i verifikimit të thelluar nga strukturat e saj të specializuara.
“Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet online nëpërmjet shërbimeve tatimore “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)””, thuhet në njoftim.
“Administrata Tatimore iu sugjeron gjithashtu që për informacione apo këshilla të mëtejshme ti drejtoheni kanaleve të saj të komunikimit, si edhe qendrës së thirrjeve në numrin e kontaktit: 08000002 apo ekspertëve të tjerë të fushës (ekonomistë)”, përfundon njoftimi i Administratës Tatimore.
/a.r
#Apeli #administratës #Tatimore #Përditësoni #saktë #kodin #ekonomik #të #aktivitetit #tuaj
JavaNews