Aktualitet

Një menaxher i Al-Ittihad heq dyshimet për Benzema: “Ai është në Madrid, kërkoi tre ditë pushim”

Fillimisht mbyllja e llogarisë në Instagram për shkak të kritikave të shumta, më pas largimi nga Jeddah për “arsye personale”, gjë që bëri që tifozët të dyshojnë se diçka nuk po shkon mirë me futbollistin Benzema.

Karim Benzema ka përfunduar në fokusin e shtypit në Arabinë Saudite, pasi ka munguar në seancat e fundit stërvitore dhe është larguar nga vendi.

Një anëtar i menaxhmentit të Al Ittihad tha: “Benzema kërkoi tre ditë pushim për shkak të rrethanave të veçanta. Ai shkoi në Madrid të enjten në mbrëmje. Karim është një lojtar shumë i mirë, profesionist dhe mbetet i lidhur me ekipin“, tha një prej drejtuesve të lartë të ekipit për mediat arabe, i cili megjithatë deshi të mbetej anonim.

/ Sport



#Një #menaxher #AlIttihad #heq #dyshimet #për #Benzema #është #në #Madrid #kërkoi #tre #ditë #pushim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button