Tentoi të trafikonte armë zjarri nga Kosova, në pranga 26-vjeçari shkodran

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Morinës pasi akuzohet se po tentonte të trafikonte armë zjarri në drejtim të vendi tonë.
Sipas policisë në kuadër të operacionit policor të kodur “Transcendence”, i zhvilluar nga policia kufitare e Morinës është bërë e mundur kapja e 26-vjeçarit që tentoi të fuste në Shqipëri, 2 armë zjarri pistoleta.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Shkodër, policia gjeti një tjetër armë zjarri, municion luftarak, sasi e fara të cannabis sativës dhe 2 targa.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
#Tentoi #të #trafikonte #armë #zjarri #nga #Kosova #në #pranga #26vjeçari #shkodran
Lapsi