Aktualitet

Abdixhiku në 24 vjetorin e vrasjes së Shaban Manajt: Dhimbja mbetet e njëjtë pa dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar intelektualin dhe veprimtarin Shaban Manaj, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se avokati Manaj punoi pa ndalur krah Presidentit Rugova, duke mbetur në histori për veprimtarinë e tij të paharrueshme ndërgjenerata.

“Edhe pas 24 viteve, dhimbja mbetet e njëjtë për familjen Manaj, Lidhjen Demokratike dhe gjithë bashkëpunëtorët e Shaban Manajt pa zbardhjen e motivit dhe rrethanave të vrasjes së tij, si dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar”, tha ai.



#Abdixhiku #në #vjetorin #vrasjes #së #Shaban #Manajt #Dhimbja #mbetet #njëjtë #dënimin #atyre #që #kryen #këtë #akt #barbar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button