‘Jam në pritje të ëmbël’- Olta Gixhari konfirmon shtatzëninë

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, në finalen e spektaklit televiziv “DWTS” ka konfirmuar lajmin e ëmbël.
E veshur me një fustan të kuq, artistja i ka dhënë fund diskrecionit të shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël.
Ngacmimit të moderatores së spektaklit nëse ishte vajzë apo djal, Olta i është përgjigjur duke thënë se ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjes, por është e lumtur që ajo është shëndosh e mirë.
Bora: Shihni sa e bukur që është. Tani më thoni kush ja jep këtë lloj bukurie kësaj gruaje?
Olta: Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur.
Bora: A duhet të marrë ndonjë nga këto tullumbacat rozë apo jo?
Olta: Unë nuk e di. Do të doja shumë që të ishte rozë, por nuk e di akoma. Kam vendosur të mos ta zbuloja ende gjininë. E rëndësishme është që është i shëndetshëm.
#Jam #në #pritje #të #ëmbël #Olta #Gixhari #konfirmon #shtatzëninë
gazetablic.com