Sherri përfundon me përdorimin e pistoletës, një person i plagosur në Kurbin

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Malbardhë të Kurbinit. Policia njoftoi se i lënduari është Fatjon Lika. Ai u qëllua me një plumb pistolete nga një person me iniciale A.Sh.
I plagosuri u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim. Bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe dy shokë të tij, të dyshuar si të përfshirë në konflikt.
“Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt”, njoftoi policia.
Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Ajo që bëhet e ditur është se mes autorit dhe të plagosurit ka pasur një konflikt të nisur më parë.
/f.s
#Sherri #përfundon #përdorimin #pistoletës #një #person #plagosur #në #Kurbin
Java News