Aktualitet
Guardiola, trajneri më i mirë në botë në vitin 2023 sipas IFFHS

Pep Guardiola u vlerësua si trajneri më i mirë në botë në vitin 2023 nga Federata e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Spanjolli i Manchster City i la të gjithë pas vetes duke arritur 281 pikë, përcjell Sport.
Carlo Ancelotti i Real Madrid ishte i dyti me 56, tre më shumë se Luciano Spaletti, i cili udhëhoqi Napolin drejt titullit përpara se të bëhej trajner i Italisë.
Simone Inzaghi i Interit ishte i katërti, me 51, dhe braziliani Fernando Diniz ishte i pari joevropian në vendin e pestë, me 33 pikë.
/ Sport/
#Guardiola #trajneri #më #mirë #në #botë #në #vitin #sipas #IFFHS
gazetablic.com