Aktualitet

Kurti tha se Prokuroria s’ka ngritur aktakuza për Banjskën, Isufaj: S’është çështje e tij, është e drejtësisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, i cili ka thënë një javë më parë se Prokuroria e Shtetit nuk ka ngritur aktakuza të shumta për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Isufaj, mes tjerash potencoi se ngritja e aktakuzave është çështje e sistemit të drejtësisë, e jo siç tha ai, e shefit të qeverisë.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave është çështje e sistemit të drejtësisë, ne aktakuzat i ngrisim kur ka prova. Nuk mund të na tregojë askush se kur duhet të ngrisim aktakuzat ose kur duhet të pushojnë hetimet”, ka thënë Isufaj në një konferencë.



#Kurti #tha #Prokuroria #ska #ngritur #aktakuza #për #Banjskën #Isufaj #Sështë #çështje #tij #është #drejtësisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button