Balla dhe Rrumbullaku takim me strukturat e policisë së Vlorës, porositë e fundit për këtë vit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Vlorës.
Mësohet se në fokus të diskutimeve mes drejtuesve të uniformave blu ishte mbarëvajtja e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, teksa shumë qytetarë zgjedhin qytetin bregdetar për të pritur vitin e ri.
Po ashtu, gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Plaku mëson se ministri Balla do të vlerësojë edhe punën e një punonjësi policie, i cili u plagos disa kohë më parë. Ky i fundit ndonëse jashtë shërbimi ndërhyri për të shuar një konflikt mes dy personave, por mbeti i plagosur.
/a.r
#Balla #dhe #Rrumbullaku #takim #strukturat #policisë #së #Vlorës #porositë #fundit #për #këtë #vit
Java News