Raporti i KDI-së për punën e partive në Kuvend, Tahiri: Lajm i mirë për Aleancën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar raportin 36 faqësh të monitorimit për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me titull “Puna e Kuvendit për vitin 2023”.
Ku sipas këtij raporti Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vendoset në vendin e parë si grup parlamentar në mesatarën për deputet në ngritjen e pyetjeve parlamentare në Kuvend.
E për këtë Tahiri tha se është shumë i kënaqur me këtë vlerësim, derisa theksoi se ky është një lajm i mirë për Aleancën.
“Një lajm i mirë për Aleancën!
Dje, është publikuar raporti 36 faqësh i monitorimit për punën e Kuvendit të Repulikës së Kosovës nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI) me titull “Puna e Kuvendit për vitin 2023”.
Ky raport, grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vendos në vendin e parë si grup parlamentar në mesatarën për deputet në ngritjen e pyetjeve parlamentare në Kuvend (shih tabelën e bashkëngjitur).
Po ashtu, në kapitullin ku flet për mungesat e deputetëve, AAK-ja është e para nga partitë opozitare me prezencë me 16.2%, apo vetëm 3.8% më pak se grupi parlamentar i VV-së që udhëheq qeverinë. Ndërsa, në raport me liderët e partive opozitare, kryetari Ramush Haradinaj është i pari me prezencë në seanca në kuvend.
Po ashtu, në aspektin përmbajtjesor, raporti në faqën 15 evidenton rolin e AAK-së në ngritjen e debateve parlamentare duke treguar se “Me kërkesën e 40 deputetëve, nga radhët e partive opozitare, me datën 12 tetor, është thirrur seancë e jashtëzakonshme për trajtimin e një rezolute që synonte të rregullonte ndihmën financiare për Policinë, propozim ky i ardhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.
Një temë që nuk është evidentuar në raport pasi që aktiviteti ka ndodhur në kuvend, por jashtë seancave parlamentare, është fakti se grupi parlamentar i AAK-së gjatë vitit 2023 ka organizuar 10 tryeza tematike me sindikata, shoqëri civile dhe grupe tjera të interesit (shih tabelën e bashkangjitur)”, shkroi Tahiri.
#Raporti #KDIsë #për #punën #partive #në #Kuvend #Tahiri #Lajm #mirë #për #Aleancën
gazetablic.com