Aktualitet
Iu gjet dhe sekuestrua pistoleta me tetë fishekë, arrestohet një person në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
#gjet #dhe #sekuestrua #pistoleta #tetë #fishekë #arrestohet #një #person #në #Prishtinë
gazetablic.com