Aktualitet
VIDEO/ Dhjetëra granata e fishekë të ndarë në arka, arsenali i armëve në Gramsh

Një arsenal armësh u zbulua ditën e djeshme në Gramsh.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, bëhet fjalë për një sasi të madhe granatsh dhe arka me fishekë.
Arkat u gjetën në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), njoftoi ditën e djeshme policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku u konstatuan lëndët plasëse, sigurun perimetrin e sigurisë dhe vijojnë puna për dokumentimin ligjor të rastit.
/a.r
#VIDEO #Dhjetëra #granata #fishekë #të #ndarë #në #arka #arsenali #armëve #në #Gramsh
Java News