Telefonata e Mourinho ndërpret konferencën, trajneri i skuadrës egjiptiane përgëzohet për finalen e Superkupës

Future arriti të kualifikohet në finalen e Superkupës së Egjiptit duke mundur pas penalltive Pyramids. Deri këtu asgjë e veçantë, pasi janë të paktë ata që mund ta ndjekin jashtë vendit dhe me sa duket njëri prej tyre është Jose Mourinho.
Trajneri i njohur portugez nuk ka pritur gjatë për të përgëzuar bashkombasin e tij Ricardo Formosinho, i cili stërvit pikërisht skuadrën e Future.
Telefonato e Mourinho ndërpreu konferencën me Formosinho, i cili i tha gazetarëve të pranishëm që duhet të përgjigjej. Ricardo Formosinho ka qenë ndihmës i Jose Mourinho te Porto, Manchester United dhe Tottenham. Mourinho mesa duket nuk i harron miqtë e vjetër.
/a.r
#Telefonata #Mourinho #ndërpret #konferencën #trajneri #skuadrës #egjiptiane #përgëzohet #për #finalen #Superkupës
Java News