Aktualitet

Emiri i Katarit bisedë telefonike me Biden: Diskutuam rreth tentativave për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Katarit Qna. Siç raportohet, dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe rreth territoreve të pushtuara palestineze.

Po ashtu, gjatë bisedës ata diskutuan edhe për tentativat e përbashkëta ndërmjetësuese për të arritur një armëpushim të përhershëm.

“Gjatë bisedës telefonike, përcjell Qna, diskutuam për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve mike dhe mënyrat e mbështetjes dhe zhvillimit të tyre, si dhe për çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.

Nga ana tjetër, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi deklaroi më herët se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë.

/a.r

#Emiri #Katarit #bisedë #telefonike #Biden #Diskutuam #rreth #tentativave #për #armëpushim #në #Gaza
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button