Aktualitet

Saranda dyndet nga turistët dhe në dimër, tregu i Krishtlindjes përplot me të huaj

Tregu i Krishtlindjeve i organizuar për herë të parë, në Sarandë po tenton ta kthej qytetin bregdetar në një destinacion turistik edhe gjatë festave të fundvitit

Nuk tingëllon e zakontë por Saranda pas bumit të turistëve gjatë sezonit veror, po pret pushues të huaj për festat e fundivitit.

Atmosfera festive e krijuar këtë vit ka tërhequr jo pak vëmendje, aq sa prestigjozia “Forbs” e renditi atë mes 15 tregjeve të Krishtlindjeve më të mira në Europë.

“Unë jam nga Kanadaja kështu qe kjo është diçka ndryshe për mua , vij nga një vend me borë dhe i ftohte dhe këtu është shume ndryshe. Zgjodha te vij këtu sepse është kohe e ngrohte dhe atje bie bore edhe është ftohte. Do ti kaloj Krishtlindjet këtu dhe do te jete shume bukur ngrohte dhe pranë detit”,-tha turisti nga Kanadaja.

E gjithë atmosfera festive është zhvendosur në shëtitoren buzë detit, pema, drita , kënde lojërash dhe 20 shtëpiza druri me shërbime të ndryshme kanë krijuar “fshatin e festave”, që po promovon qytetin si destinacion dimri.

“Po të ktheni kamerën figura flet vet, shëtitorja është plot, diçka që nuk ndodhte me përpara ne shëtitoren e Sarandës. Qyteti e kishte nevoje, e ka pritur me padurim këtë gjë, tani Saranda edhe ne dimër është thuajse si ne vere. Po ndikon shume mire dhe ka efekte vetëm pozitive, si te qytetaret, si te bizneset si te turistet. Kryesisht kemi turizëm te brendshëm, mese shumti vijnë nga Tirana për fundjave dhe për festa, ka edhe shenja shumë të mira edhe me turistët e huaj”,-tha Erjon Buzo, një nga qiramarrësit e shtëpive.

Teksa presin që numri i vizitorëve të shtohet në javën e ardhshme vetë sarandiotët po, e shijojnë të gjithë atmosferën ,që është krijuar.

Njerëzit, atmosfera, organizimi dhe çmimet shumë më të lira se gjatë verës po e bëjnë Sarandën  alternativën ndryshe të këtyre festave të fundvitit.

/f.s

#Saranda #dyndet #nga #turistët #dhe #në #dimër #tregu #Krishtlindjes #përplot #të #huaj
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button