Disa të dyshuar tentuan ta rrëmbejnë një person në Vushtrri, Policia jep detaje

Një burrë ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, tri automjete ia kanë bllokuar rrugën dhe disa persona janë munduar ta fusin në veturën e tyre.
Mirëpo ata nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë dhe më pas janë larguar.
Kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.
“TENTIM RRËMBIMI- Vushtrri 23.12.2023-22:48. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.”
#Disa #të #dyshuar #tentuan #rrëmbejnë #një #person #në #Vushtrri #Policia #jep #detaje
gazetablic.com