Aktualitet

Zekthi: Berisha me lëvizjen e tij politike e ka futur opozitën në një rrugë pa krye

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi u shpreh se, sipas tij, nuk ka pasur asnjë surprizë me vendimin që u mor sot nga Gjykata, në lidhje me ankimimin që ka bërë një grup deputetësh që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH, Zekthi tha: “ishte i pritshëm  vendimi sepse që ditën që u kërkua që të shprehet Gjykata Kushtetuese nuk është se kishte ndonjë paqartësi të madhe, pavarësisht zhurmës së krijuar nga deputetet që mbështesin Berishën”.

Në gjykimin e tij Zekthi mendon se për ata që e njohin shumë mirë praktikën  evropiane të së drejtës dhe praktikën botërore të jurispondencës është e qartë që bëhet fjalë për një kufizim lirie dhe nuk kishte nevojë për një autorizim dhe Gjykata Kushtetuese, ndaj nuk ka asnjë surprize në këtë vendim.

“E vetmja habi për mua është që Kushtetuesja është shprehur shpejt. Kujtojmë këtu dhe rastin me Presidentin Meta dhe rastet e tjera ku Kushtetuesja është shprehur me vonesë. Shprehja shpejtë e Gjykatës është një befasi dhe është një lajm i mirë”, tha ai.

Sipas tij, është normale që mund të ketë reagime nga deputetët që mbështesin Berishë, por sikurse shprehet ai: “janë ligjitime interpretimet politike, por vendimet e gjykatave janë të detyrueshme për respektim”.

Në vendet si ne që kemi kulturë shumë të dobët të respektimit të ligjit, të rregullave  të respektimit të autoritetit të institucioneve sigurisht që nuk do biem dakord për asgjë”, u shpreh ai.

Sipas Zekthit, Berisha po bën gabim që nuk po pranon vendimet e gjykatave.

Personalisht nuk kam qejf ta shoh z. Berisha në këtë gjendje sepse ka pasur rol të rëndësishëm politik në këto dekada por unë mund të them që z. Berisha po bënë një gabim të papranueshëm duke refuzuar që të njoh vendimet e gjykatave dhe po bënë një gabim shumë të rëndë  për sa i takon fateve të opozitës dhe të lëvizjes politike që ka nisur.  Që në 2021 që kur e nisi këtë lëvizje për mua ka qenë ë pakuptim, e palogjikshme, kundër kohës , kundër historisë dhe nuk mund të fitonte kurrë një lëvizje e tillë”, u shpreh ai.

Sipas tij, kjo lëvizje e ka futur opozitën në një qorrsokak të thellë duke e groposur kompletë këtë çështje.

Fajtor për këtë gjendje të opozitës sot është e elitës drejtuese e PD-së e cila u korruptuar që në 2009.  Them u korruptua sepse në 2009-ën u bë marrëveshje me LSI jo mbi ideologjinë por mbi përqindjen e pushtetit.  Opozita ka nevojë për një reformatim të thellë duke e “gërryer” lumin dhe duke e mbushur me uji të pastër  duke ruajtur brigjet duke ruajtur kolonat e doktrinës dhe parimet e PD. Basha duhet të jetë i pranishëm në çdo debat publik.  Por mendoj se ai ka zgjedhur të jetë larg debateve politik”, përfundoi ai.

/a.r

#Zekthi #Berisha #lëvizjen #tij #politike #futur #opozitën #në #një #rrugë #krye
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button