Aktualitet

“Nuk ndryshon norma bazë e interesit”, Sejko: Inflacioni rrezik për stabilitetin ekonomik

Norma bazë e interesit nuk ndryshon, dhe do të vijojë të jetë 3.25%.

Këtë vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Guvernatori Gent Sejko e  ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp.

Ndërkaq ai nënvizoi se inflacioni mbetet rrezik për stabilitetin ekonomik.

“Pagat e larta për shkak të mungesës së lartë për fuqi punëtore, po mbajnë të lartë inflacionin. Rritja e normës bazë ka ndikuar në rritjen e interesave në tërësi. Kursi i këmbimit ka pasur forcim të fortë kundrejt lekut. Forcimi i lekut ka qenë më i fortë në tremujorin e tretë. Forcimi i kursit ka dhënë ndikim në uljen e inflacionit të importuar. Ekonomia do të rritet nga nxitja e konsumit, investimet dhe shërbimet. Rritja do ngadalësohet në 2024, por do të vijojë rritjen në vitet që vijnë.

Norma bazë e interesit nuk ndryshon, mbetet në 3.25%. Por theksojmë se inflacioni është rrezik për stabilitetin ekonomik, jemi të gatshëm të ndërhyjmë në të ardhmen”, shtoi ai.

/f.s

#Nuk #ndryshon #norma #bazë #interesit #Sejko #Inflacioni #rrezik #për #stabilitetin #ekonomik
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button