Turpërohet Napoli, Frosinone e mposht 0-4 në shtëpi dhe e eliminon nga Kupa e Italisë

Pas një sezoni të shkëlqyer, të kurorëzuar me titullin kampion, Napoli i këtij viti po kalon një periudhë tejet të errët.
Skuadra e Mazzarri është eliminuar nga Kupa e Italisë dhe këtë e ka bërë në mënyrën më të keqe, duke u mposhtur në stadiumin “Maradona” me rezultatin e thellë 0-4 nga Frosinone.
Mazzarri e nisi pjesën e parë duke lënë në stol disa nga titullarët dhe 45 minutat e dyta u mbyllën në barazim. Në momentin që vendasit hodhën në fushë artilerinë e rëndë, Frosinone gjeti golin e parë dhe më pas, me anë të kundërsulmit, u bënë zotë të shtëpisë, duke realizuar edhe 3 herë të tjerë.
Tashmë, Napoli është jashtë Kupës së Italisë dhe shumë larg në renditjen e Serie A, por të pretenduar të shpëtojë një sezon, i cili vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm.
/a.r
#Turpërohet #Napoli #Frosinone #mposht #në #shtëpi #dhe #eliminon #nga #Kupa #Italisë
Java News