Simeone: Ndaj Interit do jetë e vështirë, por duam kalimin tutje

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafe-s, trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, komentoi shortin e 1/8-ave së Champions League kundër Inter-it.
Simeone theksoi se i pëlqen shumë mënyra se si luajnë “zikaltërit” e Milanos.
“Ne e dimë se Champions League do të jetë gjithmonë e komplikuar dhe se të gjithë rivalët janë të vështirë për t’u përballur. Interi është në një moment të jashtëzakonshëm, veçanërisht në kampionatin italian. Vitin e kaluar në Champions League ata u shfaqën shumë mirë. Më pëlqen shumë si luajnë, më pëlqen Simone Inzaghi dhe Javier Zanetti dhe padyshim që kam kujtime të mrekullueshme nga ajo që kam përjetuar në kohën e shkurtër që kam qenë në Milano. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe le të shpresojmë se mund të fitojmë”-tha ai.
#Simeone #Ndaj #Interit #jetë #vështirë #por #duam #kalimin #tutje
gazetablic.com