“Përfundon beteja e Berishës me Ramën”, Baton Haxhiu: Pushteti i kryeministrit në 2025 do të jetë më i zbehtë

Analisti Baton Haxhiu ishte i ftuar në Tv Klan ku u shpreh se me vendimin për arrestin në shtëpi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha përfundon beteja e Sali Berishës me Edi Ramën.
Nisur nga kjo Haxhiu u shpreh se edhe pse kryeministri Edi Rama mund ta ketë më të lehtë për të siguruar fitoren në vitin 2025, pushteti i tij do të jetë më i zbehtë dhe i pafuqishëm.
Blendi Fevziu: Cila do të jetë e ardhmja e opozitës sipas teje?
Baton Haxhiu: Ky pastrim i ndan rrugët e liderëve të vjetër dhe mosqarkullimin e elitës. Përfundon beteja e Sali Berishës me Edi Ramën. Mund të kemi që Edi Rama të fitojë zgjedhjet e 2025, por elita e re politike që krijohet nuk besoj se do e ketë ashtu aq të vështirë betejën me Edi Ramën, për arsye se bashkësia ndërkombëtare me elitën e re që vjen do të bëjë marrëveshje. Unë jam i bindur se Berisha e ka vonuar shumë procesin për zgjedhjet e 2025, aq shumë saqë ja ka siguruar pushtetin Ramës për 2025, por pushteti i Ramës në 2025 do të jetë i zbehtë, i pafuqishëm.
Blendi Fevziu: Edhe tani s’është duke bërë ndonjë gjë. I ka ngelur pushteti në dorë dhe po e mban.
Baton Haxhiu: Jo këtu nuk pajtohem fare. Nuk ka lider që ka bërë më shumë në këto vite. Jetëgjatësia dhe gabimet janë gjë tjetër. SPAK po pastron elitën e vjetër.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Haxhiu u shpreh se Berisha po parashikon martirizimin e tij me veprimet që po ndërmer gjatë këtyre viteve.
/a.r
#Përfundon #beteja #Berishës #Ramën #Baton #Haxhiu #Pushteti #kryeministrit #në #të #jetë #më #zbehtë
Java News